Rudina/ “Njeriu me kemishe”, filmi me i ri historik shqiptar (02.02.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Një film historik që ndërthur të vërtetën, legjendën dhe mistiken dhe bukurinë e peisazheve që kalojnë në kohë të ndryshme. ?Njeriu me këmishë? është projekti kinematografik me regji të Luan Kryeziut i cili ka bërë bashkë një kast aktorësh nga Shqipëria dhe Kosova. Filmi ka në qendër të tij një personazh historik, figurën e Muharrem Bajraktarit i cili ka qenë komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë gjatë periudhës së qeverisjes së mbretit Zog. Ai ka qenë njeriu më i pushtetshëm në të gjithë verilindjen. Ndërkohë Kryeziu tha në emisionin ?Rudina? se ka zgjedhur që aktorët të jenë të brezave të ndryshëm
?Muharrem Bajraktari është një personazh veprimtaria e të cilit është e njohur gjatë luftës së Dytë Botërore. Është një figurë e veçantë dhe rrallë na bie të lexojmë për një personazh të tillë. ?Njeru me këmishë? nënkupton një njeri që nuk vritet kurrë. Por ka besëtytni se Bajraktari ka lindur vërtetë i tillë, pra me këmishë. Bazuar në ngjarjet që kam lexuar dhe që më kanë rrëfyer është e pabesueshme se si kanë ndodhur ngjarjet. Ai ka patur disa poste gjatë gjithë kohës dhe ka qenë i përgatitur pasi kishte qenë kolonel?, tha Kryeziu.

Share This Video


Download

  
Report form