Ora News - Ndotja nga fabrika e asfaltit, banorët e Rubikut: Shteti ta mbyllë, e paligjshme

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e tre fshatrave në Rubik të Mirditës protestuan sot kundër një fabrike prodhimi asfalti që sipas tyre po ndot ambientin, duke u krijuar pasoja shëndetësore. I kontaktuar nga Ora News, Kryebashkiaku i Mirditës, pranoi problematikën por shtoi se ajo do të veprojë deri në përfundimin e rrugës së Bukmirës.

Ndotja e treguar në këto pamje amatore (shikoni videon) nga kjo fabrikë e prodhimit të asfaltit në Rubik të Mirditës së madhe, flet qartë për alarmin ekologjik në zonë. Banorët e tre fshatrave janë ngritur në protestë për të kërkuar mbylljen e impiantit.

Impianti është vendosur rreth tre muaj më parë brenda ambienteve të një guroreje. Por firma që e ka vënë në punë nuk ka leje të posaçme për prodhimin e asfalto-betonit.

"E kanë heq nga Tepelena dhe e kanë sjellë këtu".

Siç duket edhe nga pamjet, fabrika lëshon sasi të mëdha tymrash, që sipas banorëve po u sjellin pasoja shëndetësore.

"Ja ku është shkolla aty 100 metra larg, fëmijët parashkollorë deri në klasën e 9 shpesh herë duken të lodhur, lotojnë nga sytë, u skuqen sytë, shpesh herë edhe në të vjella".

Banoret e fshatrave Fierze, Rrasfik dhe Fang kërkojnë me urgjencë dorën e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndotja-nga-fabrika-e-asfaltit-banoret-e-rubikut-shteti-ta-mbylle-e-paligjshme

Share This Video


Download

  
Report form