http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vleresimit te cilësisë se universiteteve publike e private nga agjencia britanike, kete vit nis edhe akreditimi i programeve mësimore. Ketij procesi te domosdoshëm do t?i nënshtrohen vetem shkollat e larta publike, pasi privatet e kane kaluar kete faze. Ardian Gjoncaj, kreu i bordit te akreditimit tregon rendësine e ketij procesi per programet mësimore.
Paralelisht me njohjen e programeve mësimore, agjencia e huaj do te kryeje edhe sondazhet per vlerësimin e institucioneve te arsimit te larte nga vete studentet.
Gjate prezantimit te raportit te akreditimit te universiteteve, ministria Lindita Nikolla deklaroi se ky proces nuk u ndikua nga politika.
Sipas procesit akreditimit, i cili ishte i mbështetur ne dokumenta dhe intervista, vetem kater universitete private kane marre piket maksimale nga 35 institucione te arsimit te larte ne tërësi. Ndersa nje pjese e universiteteve publike qe rezultuan me mangësi iu eshte lene kohe per plotësimin e dokumentacionit.