Ora News - "Halabak! Kriminele! Hajdute!" Pjese nga seanca e parlamentit 1 shkurt 2018

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Seanca parlamentare u mbyll me një situatë të pazakontë. Deputetët e opozitës nuk lejuan vazhdimin normalisht të saj pas ndërprerjes së fjalës që kryetari i kuvendit, Gramoz Ruci, i bëri deputetit demokrat Edmond Spaho me arsyetimin se nuk po i përmbahej rendit të ditës. Kjo mjaftoi që deputetët e opozitës të pengonin fjalimet e kolegëve të maxhorancës brenda ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit.

Vetëm 3 fjalime deputetësh dhe seanca parlamentare përfundoi me bllokim të foltores.

Ruçi, Bashës: Ulu poshtë mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit aty.

Dalja nga rendi i ditës i Edmond Spahos, i cili e ktheu vëmendjen tek ekstradimi i Nezar Seitit, financierit të dyshuar të grupit Habilaj, nuk u tolerua nga kryetari i Kuvendit Ruçi, i cili ia ndërpreu fjalën dhe seanca u prish. Kryetari demokrat, Lulzim Basha, iu bashkua korit të deputetëve të tij.

Basha me deputetët në kor thërrasin: Hajdut, kriminel!

Ndërsa kryeministri Edi Rama, i kërkonte të tijëve t?i mbaronin shpejt fjalimet dhe filmonte kundërshtarin e tij.
Me seancën që nuk mund të vazhdonte, Basha foli për mediat në oborin e Kuvendit, ku tha se ekstradimi i Nezar Seitit, u bë qëllimisht për të mbrojtur Tahirin.
Basha: Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim që ti mbyllë gojën për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe më pas Edi Ramën për të mbrojtur kupolën në pushtet. Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Ekstradimeve në këtë prokurori, Drejtoria e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Interpoli, Policia e Shtetit janë bërë të gjithë bashkë në këtë konspiracion për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyc në momentin që pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi ndërprerjen e fjalës të deputetit Spaho.
Kryemadhi: Të kesh frikë edhe nga një fjalë, imagjino se sa frikëra të tjera e përmbledhin shpirtin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kukullave.
Për ironi, deputeti Ervin Salianji, solli dhe një peshk për të treguar se ata nuk po kapen, por po lirohen.
Salianji: Sot është data 1 shkurt, ka kaluar janari dhe i vetmi peshk i madh që është kapur është ky që e kam kapur unë. Për të gjithë qyetarët shqiptarë unë i kam justifikuar paratë e taksave të tyre. Tentova ta fus në parlament për tia dhënë kryeministrit në mënyrë simbolike, por punonjësit e gardës më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqenët. Peshqit e mëdhenj nga Tahiri te Nazer Seiti kurse peshkaqenët janë të gjithë këtu.
Në fund të seancës, në oborrin e parlamentit donte të fliste edhe kryeministri Rama, por deputetët e opozitës qëndruan aty për të mos e lejuar.

Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/article/opozita-bllokon-foltoren-nderpritet-seanca

Share This Video


Download

  
Report form