Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra blegtorë dibranë zhvilluan një protestë para prefekturës së qarkut për mungesën e subvencioneve. Ata u ranë këmborëve të bagëtive që rrisin, si simbolikë për të kërkuar vëmendje për problemin, ndërsa në vijim paralajmëruan përshkallëzim të protestave.
Blegtorët e Dibrës i ranë këmborëve të bagëtive në një protestë simbolike për subvencionet sipas tyre të mohuara.
Të mbledhur para prefekturës, ata kërkuan paratë e premtuara për vitin 2017 që thonë se nuk i kanë marrë, ndërsa për 2018 thonë se nuk i kanë plotësuar dokumentat.
"Nëqoftëse nuk na japin subvencionet për 2017, ne për këtë vit nuk do të aplikojmë fare".
Por ky është vetëm hapi i parë i protestës, pasi në vijim ata paralajmërojnë se do të sjellin në protestë bagëtitë dhe do të derdhin qindra litra qumësht që prodhojnë çdo ditë.
"Nesër do të marrim bidonat e qumështit dhe do ti derdhim këtu, pasnesër do të marrim blegtorinë, 200 dele kam vetëm unë".
Ata shprehen të zhgënjyer, ndërsa perifrazojnë zotimin e qeverisë së zhvillimi i blegtorisë është mes prioriteteve, ndaj kërkojnë zgjidhje brenda 2 javëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/proteste-me-kembore-ne-diber-blegtoret-para-prefektures-mungesen-e-subvencioneve