Deputetet e LSI i ndërpresin fjalën, Balla: Kalamajtë ikën por kanë ngelur edhe disa pa edukatë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka komentuar tensionet e ditës së sotme në seancën plenare, por është penguar të flasë nga dy deputete të LSI, Kejdi Mejmetaj dhe Floida Kërpaçi. Balla po fliste për aeroportin e Vlorës, ku dy deputetet e reja të LSI i kanë ndërhyrë, duke mos e lënë të flasë.
"Keni zgjedhur të bëni kukuvajkat, më vjen shumë keq. Populli gjykon e vlerëson?, ju tha Balla deputeteve, duke shtuar se "Kanë ngelur dhe disa kalamaj tjerë. Sot është një ditë shumë e rëndësishme, urime popullit të Vlorës. Do të jetë një ndër aeroportet më të mira në Ballkan".

Ndërkohë, menjëherë pasi u largua Balla, deputetja Nora Malaj hodhi akuza të forta ndaj deputetëve të mazhorancës, duke thënë se ka mbaruar Kodi i Etikës dhe ka filluar Kodi i Luftës dhe ngacmimit seksisë.

Share This Video


Download

  
Report form