PS me dy koalicione në zgjedhjet lokale, 11 lëvizjet e fundit të Ramës për rifitimin e bashkive

Report TV 2018-05-11

Views 0

Teksa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë përqendruar energjitë në funksion të objektivit të shpallur, për rrëzimin e qeverisë ?Rama 2? dhe krijimin e një qeverie antimafia, Partia Socialiste ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019.

Në zbatim të vendimeve të miratuara në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, përfaqësuesit e partisë më të madhe politike në vend, ditët e fundit, kanë ndërmarrë disa lëvizje, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Shqiptarja.com ka mësuar se kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, përpos ndryshimit të disa drejtuesve politikë në qarqe, ka ndryshuar edhe drejtuesit politikë në nivel bashkie.

Share This Video


Download

  
Report form