Kryeministri Edi Rama ka qenë tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore. I shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Rama ka parë është njohur me detajet e transformimit të doganave.
Rruga tradicionale nuk do lejohet më brenda 35-40 ditësh. Nuk do ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis importuesve, eksportuesve e doganierëve sepse doganierët do jenë në trurin e sistemit dhe duke e ndjekur gjithë procesin si një sy që vëzhgon dhe jo si një dorë që jep e merr. Të gjithë bizneset duhet ta kenë të qartë që një afat i fundit është afati fundor.
Kjo është përmbysje historike sepse heq një barrë shumë të madhe nga pikëpamja e burokracisë, kohës, stresit. E kemi një specialist nga Kosova. Ata e kishin por nuk ia ditën vlerën sipas parimit nuk ka profet në fshat të vetë. Tani jemi më para se Kosova se ishim më mbrapa.