Nikolla sqaron në Komisionin e Edukimit risinë në arsimin parauniversitar “3 lëndë në 6 orë”

Report TV 2018-05-11

Views 0

inistrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën ?Tri lëndë në gjashtë orë? e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar. Albana Vokshi kërkoi shpjegim se cili e propozoi këtë nismën dhe nëse është e konsultuar duke u shprehur skeptike që nis të aplikohet në mes të vitit shkollor.
Ministrja shpjegoi arsyet e vendimit. ?Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator? tha ajo.

Debati në Komision
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?

Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një cështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën ?3 lëndë në 6 orë?, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në cdo shkollë

Share This Video


Download

  
Report form