Avokati i Rovena Gashit, e cila u largua nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ditën kur vendimi për ekstradim i Nezar Seitit mori formë të prerë aludon se shkarkimi mund të ketë lidhje me këtë çështje. Çlirim Gjata thotë se është e çuditshme ajo që ka ndodhur me procedurën e ekstradimit të këtij personi.
Deklarata avokati i bëri pas përfundimit të seancës gjyqësore ku Rovena Gashi ka paditur Kryepokruroren e përkohshme Arta Marku për largim të padrejtë nga puna. Gjata në proces kërkoi që Arta Marku të vijë të japë sqarime, pasi e kanë të paqartë largimin dhe arsyet që çuan numrin një të akuzës drejt këtij vendimi.
Seanca e radhës u shty për në datën 13 Shkurt ku pritet që gjykata të vendose për kërkesën e avokatit.