Ora News - Lezhë, ujësjellësi dëmton rrugët

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ujesjëllësi i ri i Lezhës zgjidhi problemin e ujit të pijshëm, por nga ana dëmtoi shumë akse rrugore që nuk u rikthyen më në gjendjen e mëparshme.

Banore: "Rruga ka qenë me asfalt. Erdhën punëtorët për ujin dhe e prishën."

Një prej tyre është edhe ky segment në Ishull-Shëngjin, që një vit më parë ishte i asfaltuar, por punimet e kthyen në këtë gjendje duke u bërë pengesë për banorët e zonës.

Banor: "Kanë një vit që kanë thënë se do ta rregullojnë por nuk e kanë rregulluar."

Në Bashkinë e Lezhës, thonë se firma që kreu punimet për ujësjellësin kishte detyrim të rehabilitonte edhe rrugën, ndërsa theksojnë se vetë ujësjellësi nuk duhet të merrte në dorëzim investimin pa u plotësuar të gjitha pikat e kontratës

Ndue Lushi: Firma kontraktuese për ndërtimin e këtij ujësjellësi e ka të shkruar qartë që çdo prishje të infrastrukturës ta kthejë në gjendjen e mëparshme.

Këtë detyrë dhe firmosjen e marrjes në dorëzim e ka pasur ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e cila me firmosjen e marrjes në dorëzim duhet të kishte parë edhe infrastrukturën rrugore të prishur."

Raste të ngjashme gjendjen edhe në zona të tjera ku kalon gjurma e ujësjellësit të ri të Lezhës

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/lezhe-ujesjellesi-demton-rruget

Share This Video


Download

  
Report form