Report TV - Tragjedia 'Medea' do të shfaqet në Teatrin Eksperimental 'Kujtim Spahivogli', 3 shkurt

Report TV 2018-05-11

Views 1

Tragjedia ?Medea? do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë. Dilemat e këtij personazhi nuk kanë të mbaruar. A do të mundet publiku të ketë durim të dëgjojë rrahjet e zemrës së një nëne që vret fëmijët.
Regjisori grek, Dimitris Mylonas, ia ka besuar Medean, këtë rol të vështirë, Luiza Xhuvanit. Tragjedisë greke i bashkohet kasti i aktorëve më të mirë shqiptarë si Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, e të tjerë.

Aktorët shqiptarë premtojnë një imazh origjinal të dramës tragjike, që ka kapërcyer kufijtë e shekujve që nga viti 431 para Krishtit, kur Euripidi e shkroi. ?Medea? do të shoqërohet me muzikën e kompozitorit grek, Pavlos Katsivelis, dhe me pjesë koreografike të Gjergj Prevazit.

Teatri Eksperimental premton 12 shfaqje të Medeas, të cilat do të fillojnë nga datat 3 deri më 18 shkurt.

Share This Video


Download

  
Report form