“BE e shqetësuar për drejtësinë”, Basha: Bllokimi i reformës mishërohet nga rasti “Tahiri”

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Bruksel në samitin e Partisë Popullore Europiane, ndërsa në takimet me zyrtarët europianë ka theksuar se produkti i kryeministrit Edi Rama për Europën është eskportimi i më shumë drogë, më shumë krim, më shumë emigracion. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të Bashkimit Europian, thotë Basha, për ngecjen e reformës në drejtësi.

Në samitin e Partisë Popullore Europiane në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, e cila sipas tij do t?i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha: Duket qartë se zëri i shqiptarëve të bashkuar më 27 janar kumbon fuqishëm edhe këtu në Bruksel në zemrën e Bashkimit Europian, në institucionet e Bashkimit Europian dhe në Parlamentin Europian. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare për ngecjen e reformës në drejtësi dhe për kapjen e drejtësisë, e cila mishërohet nga rasti "Tahiri".

Basha është takuar me presidentin e PPE-ve, Joseph Daul, me zëvendëspresidentin dhe njëkohësisht kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David Mcallister, me komisionerin Hahn, me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, kryetarin e grupit parlamentar të PPE Manfred Weber dhe me disa zyrtarë të tjerë europian.

Në këto takime, Basha ka shprehur shqetësimin për hapat që sipas tij kryeministri Edi Rama hedh për kapjen e drejtësisë dhe devijimin e reformës në drejtësi, me qëllim mbrojetje të korruptuarve dhe kriminelëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ka-nje-shqetesim-te-be-ngecjen-e-reformes-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS