Një biznesmen nga Korça ka përfunduar në polici pasi ngacmonte vazhdimisht një vajzë 23-vjeçare të fejuar.
Gazetarja e ?Aldo Morning Show? raporton se biznesmeni ishte i fiksuar pas vajzës dhe e përndiqte, ndërkohë që pas denoncimit ai i ka kërkuar falje.
?Një biznesmen ka ngacmuar një vajzë 23-vjeçare të fejuar. Biznesmeni ishte fiksuar pas vajzës. Ajo ka shkuar në polici dhe e ka denoncuar. Pas denoncimit biznesmeni i ka kërkuar falje vajzës duke i thënë se nuk do ta ngacmojë më. ?Më fal, unë të kam patur fiksim, ndaj edhe të kam përndjekur? ka thënë biznesmeni i cili ishte i martuar dhe kishte edhe dy fëmijë?, tha gazetarja.