Në Komisionin për Politikën e Jashtme, ministri Ditmir Bushati ishte thirrur për një seancë dëgjimore, ku në rendin e ditës ishin negociatat me Greqinë dhe votimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se, lidhur me rezolutën për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.