“Tirana nuk votoi kundër Izraelit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk janë cenuar aspak madje po njohin nje thellim te mëtejshëm kete vit. I këtij mendimi është Ambasadori Izraelit ne Shqipëri Boaz Rodkin, i cili ishte i ftuar ne emisionin 7pa5 ne vizion Plus. Zoti Rodkin e quajti nje vote per nje ceshtje te caktuar dhe nuk e sheh shqetësuese per marrëdhëniet dypalëshe, madje ai shkon edhe me larg kur flet per negociata qe edhe Shqipëria ta zhvendose ambasadën ne Jerusalem.



?Ishte nje lëvizje normale dhe qe duhej te behej prej kohesh ajo e SHBA, sepse Jerusalemi eshte kryeqyteti yne prej mijëra vitesh. Vota ne OKB nuk ishte kundër ketij vendimi, por ne mbështetje te nje rezolute, çka ishte normale. Ndërkohe qe ne jemi ne kontakte me qeverinë shqiptare qe kjo te zhvendose ambasadën ne Jerusalem, sic i takon ne fakt, sepse edhe ne e kemi ambasadën tone ne kryeqytet pra ne Tirane, kryeqyteti i izraelit është Jerusalemi.?



Nje tregues konkret per rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve është edhe nisja nga puna ketë vit e fluturimeve direkte te nje linje Telaviv Tirane.



?Brenda kesaj vere nisin fluturimet direkte nga Tel Avivi ne Tirane çka do te sjelle nje rritje te ndjeshme te turisteve qe do te vijne ne Shqiperi. Izraelitet duhet te fluturojnë kudo per turizëm dhe natyrshëm nje linje direkte qe i lidh me nje vend ku gjejnë gjurme te se shkuarës, por edhe nje popull qe i ka ndihmuar dhe u ka dale krah do te ishte diçka shume e mire qe do te shtonte shkëmbimet mes dy vendeve.?



Per ambasadorin izraelit mjaft pozitiv eshte edhe shorti i ligës se kombeve qe ka vendosur serish ne nje grup vendin e tij dhe Shqipërinë dhe puna per mbarëvajtjen e ndeshjeve ka nisur.

Share This Video


Download

  
Report form