Momente tensioni kishte këtë javë në rubrikën ?Shihemi në gjyq? tek ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan. Xhaxhai i Xhulia Dhëmbit ishte i vrazhdë, teksa tepër i nevrikosur dhe me fjalor rruge u lidh me anë të një telefonate me të pranishmit në sallë.
Gjithçka kishte nisur 5 vite më parë kur i ati i Xhulias dhe vëllai i Ferdinandit kishte ndërruar jetë pas një aksidenti. Mamaja e Xhulias e akuzon Ferdinandin se të nesërmen e vdekjes së bashkëshortit, ai e kishte dërguar në një zyrë avokatie për të firmosur një dokument, i cili nuk u mor vesh kurrë se çfarë ishte.
Pas gjyqeve, familja e të aksidentuarit nuk arriti të marrë asnjë dëmshpërblim financiar për vdekjen e njeriut të dashur.
Ardit Gjebrea: Kemi xhaxhain e Xhulias në telefon.
Eni Çobani: Aa, përshëndetje!
Ferdinandi: Përshëndetje!
Eni Çobani: Po flisni me zonjën Eni Çobani, besoj zërin tim e keni dëgjuar...përgjigjet tuaja kanë qenë të vakëta, mund të them të paplota, megjithatë nuk do hyjmë në atë bashkëbisedim të mëparshëm, këtu në këtë seancë ndërmjetësimi është mbesa juaj xhulia, bashkë me nënën e saj Tefta dhe me dy motrat e zonjës Tefta. Dhe doja të dija nga ju meqenëse pretendohet se juve keni pjesë për sa i përket një firme të hedhur pikërisht ditën e dytë pas vdekjes së vëllait tuaj. Unë doja të merrja një sqarim nga ana juaj. Është e mundur?
Ferdinandi: Për çfarë arsyeje është kjo tani, për çfarë është firma aty, çfarë lidhjeje kam unë me atë.
Eni Çobani: E pikërisht për këtë duam t?ju pyesim ju, sepse ne këtë firmë nuk e kemi parë, ne këtë letër nuk e kemi, por zonja Tefta këtu ka pretenduar se ju e keni marrë bashkë me motrën tuaj, motrën tuaj...
Ferdinandi ? Mos t?i ngatërrojnë punët ata dhe ju zonjë mos u lodhni kot se unë s?kam hedhur asnjë firmë, asnjë gjë, se ajo është gjallë. Unë në qoftë se e kam marrë atë, e kam marrë dhe e kam çuar në një zyrë avokatie, që u bë një prokurë që zonja Tefta Dhëmbi nuk është për hakmarrje dhe kërkon nga ana ekonomike, financiare për kalamajtë. Kush do i rrisë këta kalamaj? Prandaj ata mos të m?i ngatërrojnë punët mua dhe të çojnë atë dokumentin që ka marrë ajo zonja aty dhe me mua s?kanë punë fare ata sepse më kanë akuzuar dhe më akuzojnë gjithmonë sikur unë kam marrë lekë. Unë nuk jam kryetari i shtëpisë, nuk e zhvilloj gjyqin unë vetë se ata janë gjallë. Ajo do ta zhvillonte gjyqin. Gjyqi u bë.
Gjebrea ?Zoti Ferdinand!
Ferdinandi ? Leji mo p***hët ti tani! Ik e p***hu andej ti! Ma jep çik mua atë, të flas unë me atë! Mos na çaj b***ën ti tani, legen m***! Ik e zhduku!
Çobani ?Kjo është gjuha e tmerrshme që komunikojnë këta njerëzit ... Është e çuditshme!
Gjebrea? Zoti Ferdinand!
Ferdinandi ? Ti s?ke punë fare me mua. Ik zhduku se s?të njoh fare unë ty. Ma dike dhe emrin ti mua ë?
Gjebrea ?Zoti Ferdinand, më fal pak. Unë jam Ardit Gjebrea.
Ferdinandi ? Ardito më vjen keq se kemi bërë shkollën bashkë. Unë jam nga Tirona, e more vesh apo jo? Unë kam mbaruar liceun për pikturë Ardit!
Gjebrea ?Më fal pak, por unë jam shumë i qe...