http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja që të ofron sot, ?kafja e madhe? në qytetin e Shkodrës. Shumë shpejt falë projektit të qeverise në bashkëpunim me Bashkinë, objekti do të kthehet në identitet. Rrugëtimi i kësaj godine historike merr një tjetër rrjedhë, pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e saj.
Punimet restauruese do të risjellin të gjithë elementët që e bëjnë kafen e madhe objektin identifikues të qendrës së Shkodrës.
Kafja e madhe konsiderohet simboli i qytetit, duke qenë për dekada me radhë shtëpia e elitës Shkodrane. Ajo është një dhuratë që artisti Kole Idromeno, i la vendlindjes në shekull më parë. Ndërtesa ishte aq e njohur sa austriaket në vitin 1914, pasi u larguan nga Shkodra, foton me kafen e madhe e shtypën në kartolina.
Por pas rënies së komunizmit, ndërtesa historike u la në harresë dhe në degradim total.