Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimeve në Kavajë, ka gjetur një dyqan të tregtimit të mishit, pa NIPT dhe pa vulë.
Në momentin e inspektimit, pronari i dyqanit, Artan Dervishi, ka marre mishin dhe e ka futur në bagazhin e makinës, duke u larguar nga aty. Inspektoret e AKU kanë njoftuar policinë, Krimin Ekonomik, të cilët kanë bërë bllokimin e makinës bashkë me mishin, në sasinë prej 20 kg.
AKU bllokoi dyqanin dhe gjobiti tregtarin me 400.000 lek, 200 mijë për tregtim mishi pa vulë dhe 200 mijë për ushtrim aktiviteti pa NIPT.