Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një program me vlerë 2 milion euro synon ta kthejë Bunën, në një destinacion turistik, ku buzë brigjeve të tij mund të bëhet plazh. Projekti u prezantua në Velipojë në prani të Ministrit Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati, të cilët folën për mundësi zhvillimi për zonë
Është ky rezultati që synohet të arrihet nga një program me vlerë 2 milion euro për rehabilitimin dhe mbrojtjen e deltës së Lumit Buna prezantuar në Velipojë të shtunën nga Ministria e Mjedisit dhe turizmit
Blendi Klosi: Me investime të vogla, me investime familjare, por dhe me biznese të cilat prodhojnë jo vetëm natyrë por edhe arsye për të ardhur për të vizituar këtë pike. Bashkërendim i ofertës turistike me vendet fqinje do ta bëjë shumë shpejt zonën e Velipojës një nga perlat e turizmit shqiptar.
Zhvillimi i projekteve të përbashkëta me Malin e Zi do t?i japë një tjetër hov kësaj zone, prandaj ministri i jashtëm Ditmir Bushati zgjodhi të prezantojë disa prej investimeve që marrin jetë sivjet.
Ditmir Bushati: Projektet konceptuar në mënyrë integralë së bashku me projektin e liqenit është duke diskutuar me palën malazeze dhe ne do ta mbështesim përmes fondeve të BE dhe fondeve ndërkufitare
Edhe pse u pyet për takimin me ministrin e jashtëm Grek, Bushati zgjodhi të mos i përgjigjet interesit të gazetareve, duke theksuar se këtu jemi në Adriatik dhe çështjet e Jonit do të diskutohen në brigjet e tij.
Ekspert të Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit i njohen përfaqesuesit e kabinetit qeveritar me shumëllojshmerine e florës dhe faunës që ka kjo zonë, si një pasuri e madhe që mund të shfrytëzohet për zhvillimin ekonomik dhe turistik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/buna-destinacion-turistik-me-plazhe-buze-lumit