Jo vetem mode/ VIP-at shqiptare qe shpenzojne miliona per veshje (27.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Koha kur shqiptarët i përvetësonin trendet e veshjeve me vonesë tani i takon të shkuarës. Personazhet publikë tashmë shpenzojnë shifra të konsiderueshme për të patur direkt nga sfilita në garderobë veshjet e fundit. Madje edhe më herët se VIP-at hollivudianë. Por duket se mani për të qenë gjithnjë në stilin e kohës ka bërë që të shohim fytyra të njohura që duken njësoj.
Siç dihet veshjet e përditshmërisë janë të pakrahasueshme për nga shpenzimet me ato të skenës. Fiksimi më i ri sipas ?Jo vetëm modë? i këngëtareve tona janë çizmet 10 mijë dollarëshe të mbuluara me xhevahirë dhe të punuara me dorë, ku në secilën prej tyre numërohen 3000 gurë zirkon. Sepse siç thotë shprehja: Kur e vesh Riranna çdo veshje bëhet automatikisht e bukur. Pasi këngëtarja i veshi këto çizme, brenda natës u kthyen në trend.
Nuk vonoi shumë dhe çizmet i veshi edhe supermodelja Kendall Jenner, po ashtu edhe Celine Dion u pa me të njëjtat çizme gjatë një dalje në publik.
Gjithashtu personazhe publikë shqiptarë ?lanë kokën? pas këtyre çizmeve por jo të gjitha mund të vlerësojnë siç duhet të paturit e një versioni origjinal të tyre. Adelina Tahiri dukej kaq krenare kur në dhjetor veshi për herë të parë çizmet 10 mijë dollarëshe plot shkëlqim. KOhëve të fundit bukuroshja ka marrë dhurata shumë të kushtueshme nga bashkëshorti i saj dhe me gjasë këto çizme mund të jenë një blerje bujare e tij. Pak ditë më vonë edhe Enca do të reklamonte një palë çizme kopje me to, veçse jo origjinale. Imitimi i përpiktë i tyre kushton vetëm 85 dollarë, por nga fotot nuk dallojnë faje që janë një imitim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS