Opozita proteston kunder qeverise

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Për afro 1 orë e 30 minuta opozita protestoi paqësisht në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? kundër qeverisë.

Simbolet partiake ishin zëvendësuar me flamurin kombëtar, atë të SHBA-së e BE-së, në protestën që pati si slogan ?Shqipëria në Europë pa mafia qeverinë?.

Lulzim Basha fjalimin e tij e nisi me vargjet e Migjenit për të treguar përpara shqiptarëve mjerimin që ka pllakosur vendin, për ta përmbyllur me një thënie të Hitlerit.

"Sot në ditën botërore të Holokaustit është e udhës të kujtojmë thënien ogurzezë të Hitlerit: Sa fat i mirë për qeveritë kur njerëzit nuk mendojnë! Shqiptarët po e mposhtin frikën, po e mposhtin propagandën, po shpërfillin mercenarët.Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtet për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit".

27 Janari për kreun e demokratëve shënoi edhe fundin e projektit antikombëtar, antieuropian e antidemokratik që sipas tij ka instaluar në vend kryeministri Rama.

"Ne e duam Saimir Tahirin para drejtësisë, pa imunitet, i duam ministrat dhe politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin në burg. I duam kriminelët e drogës, të trafikut të qenieve njerëzore, të gjobvënies dhe shantazheve në burg. Sepse duam një qeveri të lirë nga krimi dhe nga oligarkia".

Kushti i panegociueshëm për këtë protest është largimi i kryeministrit.

Në protestën e opozitës nuk munguan edhe zërat kritikë të kreut të demokratëve Basha, mes të clëve edhe ish-nënkryetari i demokratëve Astrit Patozi, ish-ministri Financave Ridvan Bode.

Share This Video


Download

  
Report form