Rama: Presim rekomandim te ndershem nga BE

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Qeveria shqiptare nuk po shqyrton aspak opsionin e një shtyrje nga ana e Këshillit të Europian të çeljes se negociatave të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për "Euractiv" thotë se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe pret një ?rekomandim të ndershëm? për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vit.

?Ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. ky është një revolucion. Tani kemi filluar procesin e Vetingut. Ne më në fund gjithashtu kemi pastruar vendin nga dukuria 25-vjeçare e kultivimit të kanabisit. E njëjta vlen edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku po bëjmë progres të mirë. Nuk dua as ta mendoj një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që presim nuk është tjetër veçse një rekomandim i ndershëm nga Komisioni dhe aprovimi i tij nga Këshilli Evropian?.

Por nëse do të ndodhte një shtyrje tjetër, sa e dëmshme do të ishte për Shqipërinë? Kryeministri ka këtë përgjigje.

?Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me ?nëse?, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave.. Frenimi i proceseve integruese do të frenojë Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar, pasi ?mendimi që BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të futen në lojë dhe të çojnë nëpër mend dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës?.

Sa i takon roit të Shqipërisë dialogun Kosove Serbi, Rama garanton se do të vijojë të jetë konstruktiv i kërkon presidentit Vuçiç të njoh sa më parë pavarësinë e Kosovës.

?Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha te dalim nga ky moçal historik duke ua dhënë Kosovën kosovarëve. Kosova meriton të njihet dhe sigurisht qe ky proces është i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç, i cili e ka njohur problemin, dhe ka ndryshuar kursin duke refuzuar të jetojë me mohimin, por duke treguar kurajo të përballet me problemin. Serbia nuk mund të futet në BE nëse nuk njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet?.

Intervista për Euraktiv kryeministrit e dha gjate pjesëmarrjes në forum ekonomik të Davosit, ku ai u takua me disa homologe europiane dhe bisedoi për procesin integrues të vendit në BE.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS