Me pistoletë dhe fenelina policie në makinë, arrestohet 32-vjeçari

RTV KLAN 2018-05-11

Views 4

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë shokun e tij për veprën "mbajtje pa të drejtë të unifomrës".
Gjatë kontrollit në rrugën "Tom Plezha" u konstatua një makinë me targa angleze HN55DPX që drejtohej nga 38-vjeçari me iniciale F.H.
Bashkë me të ishte pasagjer edhe 32-vjeçari Aleksandro Karaj, të cilit iu gjet një pistoletë "Beretta". Ai u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje.
Në automjet uniformat blu gjetën edhe një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit.
Policia sekuestroi pistoletën, fuoristradën Nissan Murano, fenelinën dhe një palë dylbi.

Share This Video


Download

  
Report form