Gati shembja e 40 ndertimeve pergjatë lumit Gjanica

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

40 ndërtime, përfshirë edhe disa shumëkate, që janë ngritur përgjatë lumit të Gjanicës në Fier do të shemben. Rikonceptimi i qendrës së qytetit parashikon një park të madh të gjelbëruar aty ku për 25 vjet sundoi betoni.

Bashkia e Fierit u ka lënë 5 ditë afat subjekteve që preken për të dorëzuar dokumentacionin dhe boshatisur ndërtesat. Për ndërtesat e larta do të përdoret eksploziv për shembjen.

Faza e parë është prishja e këtyre objekteve nga të cilat vetëm 28 janë me leje. Hapësira e zaptuar nga ato të ndërtuara mbi Gjanicë do t?i kthehet qytetarëve.

Bashkë me vendimin e këshilli të ministrave të firmosur më 17 janar , është .bërë gati edhe lista e pronarëve që përfitojnë shpronësim. Për këta të fundit janë vendosur në dispozicion 4 miliard lekë.

Share This Video


Download

  
Report form