Protesta e Partisë Demokratike do të mbikëqyret edhe nga ekspertë të huaj. Ministria e Brendshme bën me dije se plani i masave është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. ?E gjithë veprimtaria e Policisë do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme?, - thuhet në një reagim të Ministrisë së Brendshme pas akuzave të Monika Kryemadhit se Xhafaj po keqpërdor Policinë.
Report TV mëson se bëhet fjalë për ekspertë të cilët asistojnë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në luftën kundër grimit të organizuar dhe për hetimin e grupeve kriminale në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Po ashtu këta ekspertë janë angazhuar në monitorimin e standardeve profesionale se si do sillet policia gjatë protestës të së shtunës.