Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në ?Rrugën e Kombit?, me pasojë plagosjen e dy personave. Mësohet se ka mbetur e plagosur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 5 vjeçe, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Kukësit për të marrë mjekim.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore, ku në mjetin tip 'Benz' po udhëtonte një familje. Makina është përplasur me një kamion me targa kosove, duke lënë të plagosur nënë e bijë.