Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Berati u bëri thirrje qytetarëve që t?i bashkohen protestës së 27 janarit në Tiranë për të larguar Ramën nga qeveria. Ajo pranoi që edhe LSI ka mëkatet e veta, ndërsa akuzoi ish-kreun e LSI, aktualisht Presidentin e vendit, se qetësia dhe dashuria e Metës i dha pushtet pa kufi Ramës, që kriminalizoi shtetin.
?Qetësia dhe dashuria e Metës i dha pushtet pa kufi Ramës, që kriminalizoi policinë e shtetit dhe sot Shqipërinë. Prandaj duhet t?i thërrasim mendjen, ne kemi dy rrugë, ose të largohen shqiptarët nga vendi ose Rama nga qeveria. Ky është shansi. Edhe ne kemi fajet tona, lejuam që për hir të stabilitetit lejuam që shqiptarët të ngarkoheshin me taksa. 27 janari ka një vlerë të rëndësishme për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare. Jemi më të varfër, të lodhur dhe nënshtruar?.