Report TV - Deputeti Genc Pollo në '45 Minuta': Qeveria duhet të bjerë

Report TV 2018-05-10

Views 0

Deputeti i PD, Genc Pollo i ftuar në emisionin ?45 Minuta? në Report Tv deklaroi se populli duhet që të dalë në rrugë për të rrëzuar qeverinë Rama, pasi është e inkriminuar dhe e korruptuar.
?Opozita proteston pasi është e domosdoshme që populli në rrugë duhet të dalë për t?i thënë ndal së keqes. Këtu kemi një seri zhvillimesh negative nga zgjedhjet, e cila nuk është zgjidhur. Kur shtohet e keqja shtohet me shtresa, por edhe mbledhja e vendit me kanabis me urdhër të qeverisë është një problem i pazgjidhur, shto këtu edhe ekonominë në rënie.

Pa harruar koncesionet. Situata nuk është normale dhe do të zhvillohet me rrugë të veçanta, përmes popullit në rrugë. Me protestën duhet zgjidhur nyja kryesore. Shullazi dhe Habilaj janë vetëm dy petë të lakrorit të trashë. Problemi do një zgjidhje politike dhe prandaj alternativa e vetme mbetet rruga. Qeveria duhet të bjerë, nëse do ta rrëzojë protesta apo jo do ta shikojmë, por cfarë do të arrijë do të jetë demonstrim i vullnetit popullor? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form