Ora News - Duro: Ndaj Partizanit ndeshje e veçantë, pres që tifozët të na mbështesin

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari do ta nis vitin 2018 në një sfidë kundër Partizanit. Janë dy përballje në pak ditë midis kryeqytetasve dhe kuqezijve pasi në mesjavë do të kemi dhe duelin për Kupën e Shqipërisë. Trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro vlerëson skuadrën e Starovës por thekson se objektivi i Flamurtarit është vazhdimësia.

"Fillojmë pjesën e dytë të kampionatit me një ndeshje sigurisht të veçantë. Kemi përballë një skuadër me emër si Partizani. Është diçka pozitive një përballje tradicionale."

Mungesa kryesorë për Flamurtarin në këtë takim do të jetë ajo e mesfushorit Muharem, i ardhur në Vlorë gjatë merkatos së dimrit.

"Normalisht e kemi deklaruar sepse një ditë para përfundimit të përgatitjeve kishte një kontraktiv muskulor. Nuk është shumë serioz por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë."

Duro ndër të tjera thekson se duke pasur parasysh takimin pret sa më shumë tifozë në stadium, ndërsa ka konfirmuar se pavarësisht se nuk është hera e parë që luan kundër Partizanit, emocionet për të janë gjithnjë të pranishme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duro-ndaj-partizanit-ndeshje-e-vecante-pres-qe-tifozet-te-na-mbeshtesin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS