Ekstradohet ne Itali Nezar Seiti

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Nezar Seiti i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupit të Habilajve është ekstraduar drejt Italisë. Ai konsiderohet si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit, i cili merrej me organizimin e trafikut të kanabisit dhe financat e grupit.

Për këto arsye, Prokuroria e Katanias lëshoi një urdhër arresti në muajin Tetor, ku e kërkonte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

41-vjeçari u ndalua në datën 20 Tetor në Vlorë, gjatë një aksioni antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Autoritet italiane kërkuan ekstradimin e tij duke qenë se ai një nga njerëzit kyç të klanit 'Habilaj'.



Në 23 Dhjetor 2017, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e autoriteteve italiane, ndërsa këtë të enjte, ai larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit.

Ekstradimin drejt vendit fqinj e kishte kërkuar edhe Seiti pasi nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare. Sipas prokurorëve, në përgjimet e palës italiane del se Nezar Seiti komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.

Ndërsa 41-vjeçari do të vazhdojë të jetë në hetim edhe Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po heton lidhjen e grupit të Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form