Dekonspiruan arrestimin e 3 oficerėve, Xhafaj padit prokurorėt dhe policėt e operacioneve

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ekskluzive - Report Tv siguron ekskluzivisht kallëzimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa për dekonspirimin ku duhet të arrestoheshin tre zyrtarë policie.

Sipas kallëzimit të Xhafës, dekonspirimi mund të ketë ndodhur nga zyrat e prokurorëve të Krimeve të Rënda, gjyqtarëve, Oficerëve të Shërbimit të Brendshëm dhe ankesave e për këtë arsye ai i kërkon Prokurorisë së Tiranës të kryejë hetime.

Këto hetime tashmë kanë nisur dhe kallzimi penal i është besuar prokurores Alma Bramo pranë prokurorisë së kryeqytetit. Për mos arrestimin e Jaeld Celës, Sokol Bodes dhe Gjergj Kohilës, Xhafa shkruan se ?Kemi dyshime të krijuara nga të dhënat paraprake që ne disponojmë, se ata ishin njoftuar për masat e nxjerra në ngarkim të tyre?.

Share This Video


Download

  
Report form