Arben Ahmetaj i është përgjigjur kërcënimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ministrat socialistë s'do kenë vend ku të futen të shtunën e protestës. Berisha tha në Kuvend se disa prej tyre janë lërguar që sot, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetajt i cili i ka përmendur ish-kryeministrit 21 janarin.
?I keni pyetur pse nuk e bën në 21 janar po e shtyn në 27, ju vratë për të mbajtur pushtetin dhe kërcënoni tani se do sulmoni institucionet. Ne do jemi ku kemi qenë, do ju respektojmë protestën, do ju dëgjojmë, do ju kthejmë përgjigje kur është për tu kthyer etj. Ti je ikonë e krimit, i ke duart me gjak shqiptarësh, i ke sot duart me gjak shqiptarësh, më shumë se dy herë, edhe i ke spiunuar edhe i ke cuar në pritë, të rëndon Gërdecit?- iu drejtua Ahmetaj Berishës.