Ora News - Aksidenti hekurudhor në Milano, nuk ka shqiptarë të vdekur

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ka kontaktuar autoritetet shqiptare pranë Konsullatës së Milanos të cilët kanë deklaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet italiane në lidhje me aksidentin hekurudhor.

Deri tani ndër katër viktimat e konfirmuara në këtë aksident asnjë prej tyre nuk është shtetas shqiptar.

Sa i takon numrit të të plagosurve, Konsullata e Milanos thotë se se autoritetet italiane kanë vështirësi në identifikimin e të gjithë të të plagosurve pasi numri i tre është shumë i lartë.

Janë rreth 100 të plagosur që kanë marrë e vazhdojnë ta marrin mjekim në disa struktura spitalore të zonës. Pra deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi identitetin e të plagosurve.

Konsullata e Milanos ka dërguar pranë autoriteteve italiane personelin e saj që po e ndjek nga afër ngjarjen.

Mësohet se asnjë familjar shqiptar deri më tani nuk ka kërkuar ndihmën e Konsullatës Shqiptare të Milanos për të denoncuar kërkimin e të afërmve të tyre të përfshirë në këtë aksident.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/aksidenti-hekurudhor-ne-milano-nuk-ka-shqiptare-te-vdekur

Share This Video


Download

  
Report form