Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë?Rama: Është një garë e shëndetshme

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeministri Rama ndodhet në Davos për Forumin Ekonomik, ku edhe ka dhënë edhe një intervistë për një media serbe, ku është shprehur, ?Evropa nuk është në formën e saj më të mirë, por lajmi i mirë është se ajo është në një fazë ndërgjegjësimi rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë?, u shpreh kryeministri Rama.

Gazetari serb e ka pyetur Kryeministrin Rama nëse Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në BE, apo ka edhe parashikime që Serbia do të hyjë para Shqipërisë në BE?

"Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën.", u shpreh Rama.

I pyetur në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, Rama është shprehur se ky është një proces i pakthyeshëm dhe se nuk ka ndonjë gjë të keqe për këtë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS