Stop - Regjistri Civil kaotik, fiton tenderin firma me probleme në drejtësi! (24 janar 2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-103-sezoni-3/

Në vitin 2008 me ndihmën e qeverisë austriake u bë dixhitalizimi i regjistrit kombëtar të gjendjes civile. Pikërisht në këtë vit u implementua dhe ligji ku të gjitha të dhënat e gjendjes civili u hodhën në sistemin digjital. Regjistri Kombëtar i gjendjes civili është një sistemi kompjuterik i implementuar në Shqipëri si rezultat i një marrëveshje mes qeverisë së Austrisë dhe Shqipërisë, ku Austria i dhuroi Shqipërisë sistemin e gjendjes civile.

Marrëveshja është ratifikuar me ligj të veçantë në vitin 2008 nga parlamenti shqiptar. Sistemi aktual shqiptar i gjendjes civile është i bazuar tërësisht në modelin austriak dhe ka qenë pala austriake e cila ka involvuar që në fillim të procesit në Korrik të 2008 fillimisht me adoptimin e sistemit sipas legjislacionit shqiptar, dhe implementimin e tij, dhe më pas dhe mirëmbajtjen dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm që ka vazhduar deri në Dhjetor të 2017.

Ndërsa në shtator 2017 Ministria e Brendshme shpalli tenderin për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e regjistrit të gjendjes civile, për tre vitet e ardhshme. Në tender paraqitën ofertat kompania austriake Xion It Systems dhe kompania shqiptare Soft & Solution.

E para ka shumë përvojë në këtë fushë, ndërsa për kompaninë Soft & Solution është regjistruar një procedim penal pas denoncimit të ministrisë së Drejtësisë. në 29 Dhjetor të 2017 gjykata ka urdhëruar prokurorinë të regjistrojë procedimin penal në lidhje me skandalin e byzylykëve për mbikëqyrjen elektronike.

Por si për ?çudi?, fituese u shpall kompania shqiptare me probleme me drejtësinë.

Ministria e Brendshme pavarësisht se Soft & Solution nuk i ka plotësuar kriteret e veçanta ka vendosur ta kualifikojë dhe duke pasur ofertën më të ulët e ka kualifikuar të parin këtë kompani, përsa i përket tenderit të mirëmbajtjes të regjistrit kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri.

Kompania austriake Xion It Systems ka ankimuar procesin e tenderimit në KPP e për pasojë procesi është pezulluar për 30 ditë. Ajo që ndodh përkthehet në kaos në shërbimet ndaj qytetarëve.

Informacioni K.P.P- Është bërë ankesa më datë 28 Dhjetor.

Gazetari- 28 Dhjetor?

Informacioni K.P.P- Më datë 29, ka dalë urdhri i pezullimit nga ne.Pezullohet procedura, deri në marrjen e një vendimi dhe s?ka dalë akoma me vendim.

Në lidhje me shpalljen fitues nga ministria e Brendshme të kompanisë Soft & Solution për mirëmbajtjen e këtij regjistri. Në bazë të procedurave që ka komisioni i Prokurimeve Publike rreth 30 ditë sistemi i gjendjes civile është në kolaps dhe i bllokuar deri në shprehjen e këtij komisioni për t?i dhënë të drejtë fituesit apo jo. Pra e gjithë procedura që është filluar nga Ministria e Brendshme është pezulluar nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Por çfarë vakumi ka sjellë lidhja e tenderit më Soft & Solution. Nuk regjistr...

Share This Video


Download

  
Report form