Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamerat e bizneseve do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Në një interpelancë në Komisionin e Sigurisë, Drejtori për rendin dhe sigurinë në policinë e shtetit Altin Qato, ka deklaruar se subjektet duhet të vendosin sisteme në një rezolucion të lartë.
Por për Paulin Sterkaj bankat kanë kamerat më të mira, por sërisht prej tyre nuk janë zbardhur ngjarjet.
Nga ana e tij Qato ka sjellë dhe shembuj.
Paulin Sterkaj: Ka shumë raste në vite që subjektet private i kanë montuar kamerat. Kamerat identifikojnë grabitësit por autorë nuk ka, a mund të na jepni një përgjigje? A mund të ishte një mënyrë shumë më e mirë se kamerat? Flas dhe si qytetar i dëmtuar.
Altin Qato: Prandaj përcaktojmë vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë. Policia punon me identifikimin dhe duan kohë për të identifikuar por në shumë raste kamera nuk e identifikon qartë. Kemi përcaktuar në ligj dhe vendosjen në kamera për leximin optik të targave.
Paulin Sterkaj: Nuk besoj se kemi parashikuar cilësi më të lartë se kamerat që janë montuar në banka. Nuk mendoj se është kamera që mund të zbulojë kriminelin, por duhen dhe persona fizikë. A mos është neglizhencë e policisë apo cilësia e kameras.
Altin Qato: Kemi raste kur përmes kamerave kemi identifikuar autorët. Dhe për një rast në vjedhjen e një karburanti në Sarandë arrestuam autorin brenda 10 orësh. Ka raste që ju nuk i përmendi, kamerat kanë fiksuar autorët ne po punojmë për identifikimin e tyre.
Për opozitën mazhoranca po zhvlerëson Kuvendin teksa deputeti Myslym Murrizi theksoi se drejtori i komanduar i policisë nuk plotëson kriteret.
Myslim Murrizi: Drejtori i Përgjithshëm i përkohshëm i policisë, mundet një oficer zbulimi me një vit akademi, merr gradë me urdhër se i thotë Tahiri dhe sot më duket se paska shkuar për të rikuperuar gradën matanë, të bëjë një polici profesionale.
Një ndër pikat për forcimin e masave të sigurisë, sipas Altin Qatos, është dhe patrullimi i rregullt pranë shkollave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kriminaliteti-qato-duhet-te-rritet-cilesia-e-kamerave-te-sigurise