Report TV - Kryeministri Rama takohet me homologun belg Charles Michel

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ditën e sotme, Rama u takua me kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kryeministri, Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.?

Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

Share This Video


Download

  
Report form