Vrau gruan e pronarit, burg per Fatjon Karmeshtnen

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

35-vjeçari Fatjon Karmeshtna ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas Prokurorisë, në 18 prill 2016 ai ka mbytur Suela Sulën në mobilerinë e saj, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula. Para togave të zeza babai i katër fëmijëve ka zgjedhur të mos flasë duke sqaruar se do ta bëjë këtë në një moment tjetër.

Ndërsa prokurori, Henrik Ligori solli para gjykatës provat, të cilat faktojnë përfshirjen e 35-vjeçarit në vrasjen e nënës së 3 fëmijëve. Është e provuar shkencërisht nga analizat e ADN-së, që Karmeshtna është ekzekutuesi i krimit duke mbytur viktimën me duar. Kampione të mbetjeve të marra nga thonjtë e Suelës janë krahasuar me ato që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji.

Gjithashtu, provë tjetër është dhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i arrestuari flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frike se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e mobilerisë.

Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari.

Share This Video


Download

  
Report form