Zhvarrosja e ushtarëve grekë, Milo: Çështja po përdoret politikisht, nuk ishin pushtues

Channel One Albania 2018-05-10

Views 0

Varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri janë një realitet dhe debatet për to nuk duhet të ekzistojnë, pasi ata nuk ishin pushtues. Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë për ?Channel One? se çështja po përdoret politikisht. Ai shton se negociatata mes Tiranës dhe Athinës është e rëndësishme të kulmojnë me zgjidhje për marrëveshjen e detit dhe çështjen çame.



Debati i nisur në vend, sa i përket ekzistencës ose jo të varrezave të grekëve në Shqipëri nuk duhet të ekzistojë, pasi faktet historike tregojnë, se gjatë luftës italo-greke në Shqipëri kanë humbur jetën shumë ushtarë, të cilët nuk erdhën në Shqipëri si pushtues.

I këtij mendimi është historian dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i cili shprehet, se kjo alibi po përdoret për çështje politike ose nga mosdija historike.

Paskal Milo, historian: Qeveria shqiptare aktuale nuk bën gjë tjetër veçse po zbaton një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e kaluar. Ajo po e detajizon atë qartë. Ushtarët grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke, nuk erdhën si pushtues, për këtë duhet të jemi të dnershëm, por ata erdhën në vijim të luftimeve që u bënë me ushtrinë italiane, e cila sulmoi Greqinë nga toka shqiptare dhe kjo ushtri ishte po kaq pushtuese e agresore siç ishte ndaj Greqisë dhe Shqipërisë.

Sa i përket negociatave të nisura mes dy vendeve, Milo thotë, se ato duhet të konkretizohen me zgjidhjen e shumë çështjeve të pazgjidhura, siç është ligji i luftës, çështja çame dhe ajo e detit.

Paskal Milo, historian: Vështirësitë janë të njohura, pritshmëritë nuk duhet të jenë të mëdha dhe të menjëhershme, për të arritur kompromise për marrëveshjet siç është: Çështja e heqjes së ligjit të luftës, çështja për kufirin detar mes dy vendeve apo edhe zgjidhja e çështjeve praktike për qytetarët shqiptar, si: vula apostile apo njohja reciproke e patentave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me qytetarët shqiptarë që janë shumë të rëndësishme dhe besoj se do të zgjidhen.

Nisjen e kërkimeve për eshtrat e ushtarëve të vrarë grek në Shqipëri, Milo e sheh si një konkretizim të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe greke, në kohën e kabinetit Berisha.

Marrëdhëniet shqiptaro-greke, për historianin Paskal Milo kanë hyrë në një periudhë shpresëdhënëse, pasi deri tani ato kanë qenë të vështira.

Share This Video


Download

  
Report form