Aktorja në spital, përmirësohet shëndeti i Tinka Kurtit, TKOB: Do jetë te opera "Carmen"

Report TV 2018-05-10

Views 0

Gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit që u shtrua ditën e martë me urgjencë në spital po përmirësohet. Burime nga spitali njoftojnë se mbrëmë aktorja është ndjerë më mirë, ndërsa është në mbikëqyrjen e mjekëve për kurimin e një infeksioni pulmonar.
Aktorja ndërpreu provat për operën ?Carmen?, për shkak të shtrimit në spital. Burime nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë njoftojnë se stafi i ?Carmen? ka vizituar aktoren dhe ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me ta. Aktorja Tinka Kurt i ka siguruar për përmirësimin e shëndetit të saj duke u shprehur se ?gjendja ime nuk është shumë alarmante?.

Tinka Kurti do të jetë pjesë e ?Carmen? në premierën e 30 janarit, pavarësisht mungesës së saj në prova?, pohojnë burimet nga TKOB. Ajo që e lehtëson pjesëmarrjen e aktores në këtë premierë është se ajo ka një rol imazhor që bëhet me regjistrim.

Share This Video


Download

  
Report form