Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është shprehur se protesta që do të zhvillojë Partia Demoratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të shtunën nuk ka lidhje me varfërinë në vend por është vetëm frikë nga humbja e tepsisë.
E ftuar në emisionin Ditë e Re Spiropali tha nuk kjo nuk është një protestë popullore pro klienteliste.
Elisa Spiropali: "Ata që dalin dhe ngrenë shpatën kundër varfërisë aty nuk janë fare përfaqësuesit e popullit. Aty nuk do të ketë njerëz që do të vijnë për të protestuar për situatën e tyre, do të ketë njerëz të organizuar me autobuza nga dy partitë politike, militantë të partisë. Nuk është protestë e sindikatave apo atyre që nuk kanë punë. Këta njerëz janë të organizuar dhe hallin nuk e kanë fare tek situata ekonomike në vend. Kjo është nje portestë pas pushimeve, sepse nuk e bënin dot në dhjetor. Bën pushimet, ikën ku kishin për të ikur, tani erdhën dhe organizojnë njerëzit me autobuza. Çfarë lidhje ka kjo me varfërinë në vend. Kjo është frika nga humbja e tepsisë. Pse nuk jam unë në pushtet, ku i kam militanët e mi? Është protestë klienteliste."
Depuetja socialiste tha se protesta është një përpjeke për të mbajtur qeverinë në krizë të vazhdueshme.
Elisa Spiropali: "Është një përpjekje për ta mbajtur qeverisjen në një krizë të vazhdueshme. Është një truk për të mos ta lënë qeverisjen të shkojë në rrjedhën e saj normale por të ketë në një krizë të përhershme."
Spiropali nënvizoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po organizojnë protestën sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe kjo do të ndikojë në të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Gjashtë muajt në vazhdim sipas deputetes së PS janë të rëndësishëm për çeljen e negociatave dhe protesta është barrikadë ndaj arritjes së kësaj perspektive.
Elisa Spiropali: "Arsyeja besoj se dihet, nga refoma në drejtësi ose frika e reformës në drejtësi, nevoja për ta penguar këtë reformë jetike për Shqipërinë, që nuk ka lidhje vetëm me situatën e drejtësisë në vend por ka lidhje me të ardhmen tonë evropiane sepse është një nga kushtet e Bashkimit Europian për çeljen negociatave. Këto 6 muaj janë shumë vendimtarë për Shqipërinë sepse ne duam të çelim negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe të organizosh protesta pa ide, vizion pa arsye dhe pa një lidershqip të qartë në këtë kohë është gati një sfidë, barrikadë që vihet përpara perspektivës sonë të qartë evropiane."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elisa-spiropali-protesta-e-pd-dhe-lsi-frike-nga-humbja-e-tepsise