Ora News - Vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom në Lanabregas

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë nisi procesin e vaksinimit në komunitet për fëmijët e grupeve vulnerabël të cilët nuk kanë zbatuar programin e vaksinimit. Në zonën e Lanabragsit ku jetojnë familjet e komunitetit Rom janë vaksinuar 150 fëmijë, një pjesë e të cilëve nuk kishin bërë asnjë vaksinë më parë. Vaksinimi në komunitet po ndiqet në mënyrë rigoroze në kohën kur ka rikthim të fruthit dhe gripit.

Në kohën kur shifrat tregojnë rritje për personat e prekur nga fruthi dhe gripi, Ministria e shendëtësisë nisi procesin e vaksinimit të grupeve vunerabël pranë vendbanimit të tyre.

Në zonën e Lanabregasit ku jetjojnë më së shumti komuniteti Rom, punonjësit e shëndetësisë vaksinuan 150 fëmijë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ishte pranë 60 familjeve që jetojnë në banesat sociale për ti informuar më tej për rëndësinë e vaksinimit.

Manastirliu: Jemi banesë më banesë, me autoritin shëndetësor rajonal, me mjekët e qendrës shëndetësore, me strukturën e urgjencës kombëtare. Aktualisht jemi duke kryer dhe vaksinimin e fëmijëve, të cilët i ka ardhur koha për të bërë vaksinat e rradhës. Por nga ana tjetër, dhe ata fëmijë, të cilët nuk ishin regjistruar dhe që duhet të kryenin vaksinat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vaksinohen-150-femije-te-komunitetit-rom-ne-lanabregas

Share This Video


Download

  
Report form