Ora News - KLGJ dhe KLP, Bylykbashi: Kandidatët me influencë nga Ramaa

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Partinë Demokratike, shorti i djeshëm për kandidatët e KLP dhe KLGj nuk ishte asgjë më shumë se një një proces farsë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi argumentuan se pse lista e kandidatëve është e papranueshme për opozitën.

Bylykbashi: Procesin farsë që zhvilloi dje Kuvendit në zgjedhjen e KLP dhe KLGJ, dy organet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ato që do të jenë qeverisja e sistemit gjyqësor për të ardhmen, organe që do të jenë ato që do të formësojnë gjyqësorin e ri dhe shërbimin e ri të prokurorisë në vitet e ardhshme. Organe që ishin pjesë e marrëveshjes kushtetuese të 21 korrikut 2016. Procesi që u zhvillua dje për KLP dhe KLGJ tregoi qartazi që e gjithë ajo që kemi mbërritur deri në këtë fazë është një proces i korruptuar politikisht, i deligjitimuar që nuk kishte si të prodhonte ndryshe por një listë kandidatësh që ishin qartazi të filtruar dhe përzgjedhur politikisht për të garantuar në çdo rast që rezultati i kandidaturave që do ti paraqiten Kuvendit për KLP dhe KLGJ nga jashtë sistemit të drejtësisë të jetë një rezultat ku kudo që të zgjidhet të jetë i kontrolluar nga Edi Rama.

Bylykbashi tha se kandidatët kishin probleme që shkojnë nga mospërmbushja e kritereve të qarta dhe pa ekuivok ligjore deri në kandidatura që janë të papranueshme edhe në kuadrin e ligjit për dekriminalizimin.

Bylykbashi: Kemi bërë të detajuara vërejtjet tona për çdo kandidat.Nuk kishte dyshim që 10 kandidët që do të përzgjidheshin me shortin e djeshëm nuk do të ishin veçse një listë e cila do të kishte influeëncën e pastër të PS dhe Ramës por mbi të gjitha një listë me probleme të rënda përballë kritereve kushtetuese, ligjore. E papranueshme për opozitën dhe Kuvendin shqiptar.

Deputeti demokrat theksoi se me një drejtësi të kapur, "peshqit e mëdhenj" të krimit dhe korrupsionit do të mbeten jashtë.

Bylykbashi: Nëse kemi një sistem të kapur, "peshqit e mëdhenj" të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pamundur të vihen para drejtësisë dhe më pas të dërgohen në burg. Kapja nga Edi Rama do të garantojë që ai dhe Ministrat e tij, deputetët dhe të gjithë kriminelët me të të cilët ai qeveris do të jetë e pamundur të çohen para drejtësisë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/klgj-dhe-klp-bylykbashi-kandidatet-me-influence-nga-rama-peshqit-e-medhenj-do-mbeten-jashte

Share This Video


Download

  
Report form