Një linjë e re autobusësh prite t'i shtohet kryeqytetit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa u bë pjesë e Konferencës së Financimit të Shërbimeve Mjedisore në nivel vendor, njoftoi se ka gati propozimin për linjën e parë të autobusëve elektrikë.
Propozimi do të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak në fund të Janarit. Por Kryebashkiaku thotë se synon që në Tiranë, biçikleta të jetë me atraktive se autobusi.
Nismat vijnë për një Tiranë miqësore ndaj mjedisit. Aktualisht në kryeqytet operojnë tre kompani me taksi elektrike, por nëse dikush tjetër kërkon licencë, Kryebashkiaku garantoi se do ta marrë brenda 24 orëve.
Tv Klan