Minsitri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi punimet për ndërtimin e ujësjellësit në lagjjen ?28 Nentori" dhe ?Skendërbej?, zonat më problematike në Elbasan, banorët e të cilëve prej vitesh vuanin mungesën e ujit të pijshëm.
Gjiknuri e konsideroi investimin të rëndësishëm, por tek iu referua aksionit për pagesën e ujit të pijshëm u shpreh se që të kenë më shumë investime qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë. Referuar edhe aksionit të energjisë elektrike, Gjiknuri u shpreh se qyteti i Elbasanit paraqitet më i rregullt me pagesat. Edhe një herë tjetër ministri kërkoi të aplikohen lehtësira për familjet në nevojë, duke ia lënë porosi pushteit lokal.
Sipas minsitrit, ujësjellësit që do të kenë performancë të mirë, edhe investimet do të jenë më të larta. Për të qenë efektiv, ai tha se do të bashkëpunohet me adminsitratën tatimore, nga ky paralajmëroi se për biznesin toleranca do të jetë zero.