Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin ?5 pyetja nga Babaramo? në Report Tv.
Kryeministri ka komentuar negociatat Bushati-Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik. Marrëveshjet, tha Rama, do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.
"Ka dakordësi që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta", u shpreh Rama.
Rama tha gjithashtu se gjatë saimitit të Davos në Zvicër do takohet me kryeministrin Aleksis Tsipras.
Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias?
Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta.