Ne pranvere rifillojne punimet per By-Pass-in e Vlores

RTV KLAN 2018-05-10

Views 3

Në pranverë do të rifillojnë punimet për të përfunduar By-Passin e Vlorës, ndërsa për atë të Fierit punimet do të nisin vetëm për një nga kahet e rrugës në muajin korrik.

Zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, tha në komisionin e ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri i cili do të përfundojë këto segmente.

Këtë vit qeveria do të nisë edhe ndërtimin e tre rrugëve të reja, rruga Vaqarr- Kashar dhe ajo Milot ? Balldrem, do të ndërtohen në partneritet me privatin, ndërsa do të hartohet projekti i segmentit Elbasan-Qukës.

Ministria e Infrastrukturës është duke hartuar dhe projektin për të ndërtuar By-Pass-in e Tiranës, i cili pritet të shfryjë fluksin e mjeteve që nuk kanë qëllim qarkullimin në kryeqytet. Pika e nisjes së tij mendohet të jetë Kashari, i cili më pas do të lidhet me Arbanën dhe rrugën Tiranë ? Elbasan.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form