Basha: Kryeministri po tenton kapjen e drejtesise

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Kur ka mbetur më pak se një javë nga protesta e thirrur nga opozita, Lulzim Basha ka vijuar edhe nga Korça akuzat në adresë të Kryeministrit Edi Rama, se përmes emërimit të Kryeprokurores së Përkohshme, po tenton kapjen e drejtësisë.

?Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t?i kthyer pasaportën Saimir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiliano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës në lokalet e Sarandës.?

Në 27 Janar, shqiptarët i ftoi të protestojnë kundër qeverisjes me dy standarde, që Basha thotë se ka varfëruar shqiptarët dhe pasuruar miqtë e Kryeministrit.

?Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe.?

Të shtunën, opozita proteston për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia si e vetmja mundësi, sipas saj, që mund të garantojë zgjedhje të liara e të ndershme.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form