Report TV - 21 Janari 7 vite më pas, i ftuar në studio deputeti i PS Pjerin Ndreu

Report TV 2018-05-10

Views 1

7 vite pas vrasjes së 4 personave në protestën e 21 janarit 2011, ende nuk ka një përgjegjës të dënuar. I ftuar në studion e Report Tv, deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh se ?nuk është marrë asnjë masë kundrejt gardës që vrau 4 persona që nuk kishin kryer asnjë krim dhe ishin të pafajshëm?.

?Në atë kohë isha deputet i Kamzës dhe isha në protestë, njerëzit kishin ardhur për të protestuar dhe u vranë në një moment kur protesta po shpërndahej?, tha Ndreu.

?Ishte një sistem i organizuar shtetëror, që vret dhe nuk heton vrasjen e 4 personave të pafajshëm, habitem se si e bëjnë gjumin rehat përgjegjësit e kësaj vrasjeje?, vijon Ndreu.

Ndreu thekson se, ?ne pretendojmë që të bëjmë ç?është e mundur që të instalojmë një sistem drejtësie funksionale dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt?. ?Kush ishin personat civile që hynë në kryeministri për të mbrojtur kryeministrin e asaj kohe? Pse u zhduk hardisku i kamerave? Kush futi duart aty??.

Share This Video


Download

  
Report form